Arrestohet tetovari që bashkë me një fëmijë 4 vjeçar ka gjuajtur me armë

Ministria e Brendshme informon se sonte kanë arrestuar një 39-vjeçar, i cili së bashku me një fëmijë të vogël kanë qëlluar me armë në prag të Vitit të Ri, dhe kanë publikuar videon në aplikacionin “Tik-Tok”.

Në lidhje me çështjen e transmetuar përmes videos në rrjetin social “Tik-Tok”, Ministria e Brendshme përmes Sektorit për Krimin Kompjuterik dhe Forenzikën Dixhitale në Byronë e Sigurisë Publike menjëherë ndërmori masa dhe aktivitete për përcaktimin e detajeve të videos, përfshirë identitetin e personit.

Si rezultat, sot (02.01.2021) në orën 20.10 oficerët e policisë nga SPB Tetovë arrestuan A.Dz. (39) nga fshati Bogovinë, për shkak të dyshimit se kishte postuar një video në rrjetin social “Tik-Tok”, në të cilën një fëmijë i mitur qëllon me armë dhe dy njerëz e ndihmojnë atë.

Ai u ndalua në Departamentin e Policisë në fshatin Kamjan dhe po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës do të ngrihet padi penale e përshtatshme kundër tij për “prodhim, mbajtje dhe tregtim të paligjshëm të armëve ose eksplozivëve”, i parashikuar dhe i dënueshëm sipas nenit 396 të Kodi Penal, njofton Ministria e Brendshme.

Ata shtojnë se Qendra për Punë Sociale është informuar për ngjarjen, e cila po merr masat e duhura në përputhje me kompetencën e tyre.

Ministria e Brendshme do të vazhdojë të punojë me përkushtim dhe të vendosë sigurinë e qytetarëve në radhë të parë!, Informojnë nga Ministria e Brendshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *