E fundit: Zjarr në qendrën tregtare “Global” në Strumicë

Sipas portalit “Strumica Denes” një zjarr i madh ka kapluar qendrën tregtare “Global”, e cila gjendet në qendër të qytetit të Strumicës, Maqedoni e Veriut.

Sipas informacioneve jozyrtare zjarri ka kapluar disa lokale që gjenden në qendrën tregtare dhe po përhapet çdo moment e më shumë.

Qendra u bë e njohur pas ndërtimit të saj në vitin 2008 ku për shkak të mundësisë së keqpërdorimit të detyrës zyrtare u arrestua kryetari i atëhershëm i Strumicës dhe Kryeministri aktual i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, rast ky që përfundoi me amnesti nga ana e Kryetarit të atëhershëm Branko Crvenkovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *