Policia e Tetovës ka sekuestruar pesë automjete të cilat ishin të pa regjistruara për më shumë se gjashtë muaj

Policia e Tetovës filloi zbatimin e ndryshimeve në Ligjin për Sigurinë në Trafikun Rrugor, me ç’rast tre banorëve të Tetovës iu konfiskuan automjetet pasi që ishin të pa regjistruara.

“Që nga fillimi i zbatimit të ndryshimeve në Ligjin për Sigurinë e Trafikut Rrugor, në rajonin e Tetovës, gjithsej pesë automjete janë konfiskuar përkohësisht për shkak të regjistrimit të skaduar për më shumë se gjashtë muaj, sipas nenit 344 paragrafi 3 i Ligjit për Sigurinë e Trafikut Rrugor. Sipas ligjit, ata do të mbahen për 90 ditë në Stacionin Policor për Sigurinë e Qarkullimit Rrugor Tetovë,” tha zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski, transmeton Sdk.mk.

Gjatë kontrollit të djeshëm janë ndaluar 5 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Përveç kësaj, në aksionin e policisë së Tetovës, janë sanksionuar 120 drejtues automjetesh që kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar. Nga këto, 89 vepra penale kanë qenë në rajonin e Tetovës, dhe 31 vepra penale në rajonin e Gostivarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *