Filipçe: Shpërblim për të gjithë profesionistët mjekësorë që merren me pacientë me koronavirus

Mbrëme në “Klik Plus” në TV21, Ministri Venko Filipçe shpalli një shpërblim monetar për të gjithë ata që punojnë me pacientë me koronavirus.

Dhe kjo do të ndodhë në dhjetor. “Me buxhetin plotësues, kemi marrë 100 milion denarë, një shumë shtesë nga Banka Botërore. Kjo shumë do të shpërndahet për të gjithë ata që punojnë me pacientë me virusin kovid. “Nga mjekët, ndihmësmjekët, transportuesit, si një shpërblim në këtë luftë,” tha Filipce.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *