Ja pse nuk kemi vaksina si të gjithë të tjerët

Avokati Aleksandar Tortevski është prononcuar në lidhje me neglizhencën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me sigurimin e vaksinave anti kovid-19

Përderisa vendet e rajonit dhe ato afër vendit tonë kanë filluar vaksinimin ndërsa qeveria në Maqedoni të Veriut vetëm bëri PR në lidhje me vaksinat kovid-19 dhe më pas u vërtetua që tek në fillim të marsit do të marrim dozat e para të tyre, avokati Tortevski në rrjetet sociale thotë se kjo është për shkak se Maqedonia e Veriut duhet të kishte nënshkruar një marrëveshje me kompaninë që prodhon vaksinat dhe të paguante një avans deri në 9 nëntor.

Por, ajo nuk u bë nga autoritetet tona, por qeveria e Maqedonisë vetëm ka dërguar një deklaratë jo-detyruese.

Për tu siguruar vaksina, Qeveria deri më 28.9.2020 duhej të nënshkruante një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme dhe të paguanin një paradhënie jo më vonë se 9.10.2020. Ata kanë dërguar një deklaratë ligjërisht jodetyruese dhe nuk kanë pasur kujdes afatin e pagesës. Rezultati i neglizhencës do të jetë mijëra të vdekur, qindra mijëra të sëmurë dhe kollaps – komentoi Tortevski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *