Qen endacak në spitalin e Kërçovës, ku ka edhe të sëmurë me koronavirus

Foto: a1on.mk

Qen endacak me orë të tëra kanë vrapuar nëpër korridoret e Spitalit të Përgjithshëm në Kërçovë, në katin përdhesë ku është edhe pjesa për pranimin e pacientëve, transmeton a1on.mk

Në vend të të punësuarve që duhet të mbajnë rendin në spital, një pacient ka qenë i detyruar që të merret vet me to dhe ti përzë qentë jashtë. Nga fotografitë shihet se si qentë lirshëm shëtisin nëpër korridoret e spitalit në Kërçovë.

“Nuk e di se si kanë hyrë këtu, un i pashë brenda. Mezi se i kam përzënë. Asnjë nga të punësuarit nuk po merrte masa”, tha një pacient për a1on.mk

Në të njejtin spital me muaj po pranohen dhe po trajtohen edhe lacientë të infektuar me koronavirus. Të sëmurët, mes të cilëve ka edhe raste të rënda po trajtohen në katin e dytë të spitalit.

Nga mediumi janë munduar që të marrin një qëndrim nga Spitali i Përgjithshëm në Kërçovë, se si mund që të hyjnë qentë në korridoret e spitalit, por askush nuk i është përgjigjur thirrjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *