Konsumonte 12 litra pije me gaz në ditë/ Vdes njeriu më i shëndoshë i Anglisë, peshonte 412 kg

Njeriu më i shëndoshë i Britanisë, i cili peshonte 412 kg, ka vdekur në moshën 52 vjeç, pasi vuante nga vështirësi në frymëmarrje dhe infeksione gjatë viteve të fundit.

Advertisement

Barry Austin, nga Chelmsley Wood, Birmingham, vdiq dje, sipas faqes zyrtare të Birmingham City FC në Twitter, dhe e kanë quajtur një njeri ‘të mrekullueshëm’.

Sipas të dhënave, Austin konsumonte deri në 29,000 kalori dhe pinte deri në 12 litra pije të gazuara në ditë.

Ai fitoi famë për ngrënien e tij të tepruar dhe një herë mori pjesë në një dokumentar të Sky One të prezantuar nga Richard Hammond.

Ai gjithashtu mori pjesë në një komedi-dramë në ITV ‘Njeriu më i shëndoshë në Britani’ me protagonistë Timothy Spall dhe Bobby Ball.

Advertisement

Leave a Reply