Rrëfen e moshuara që 3 hajnat e rrahën dhe ia vodhën 55 mijë euro

Një e moshuar nga fshati Gjergjedell i Kaçanikut ishte cak i një vjedhjeje të shtunën mbrëma.

Asaj i hynë shtëpi tre persona të panjohur të cilët nën kërcënimin e thikës dhe duke e sulmuar i vodhën një telefon dhe një kasafortë metali në të cilën ishin 55 mijë euro që kjo i kishte kursyer përgjatë viteve, njofton Klan

E moshuara që jeton e vetme që nga viti 2012 kur i vdiq burri, thotë se paratë i ruante për të blerë një banesë në Ferizaj.

Në vendngjarje kishin dalë të shtunën edhe policia që po heton rastin, teksa janë arrestuar 2 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *