FOTO/ Erdhi nga Gjermania për të festuar me familjen, kush është 37-vjeçari që vrau veten në Tropojë

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja tronditëse në Tropojë, ku një 37-vjeçar humbi jetën pasi qëlloi veten me armë gjahu. Sipas informacioneve të para, viktima është shtetasi Arbër Musaj, nga fshati Selimaj në Tropojë, ndërsa ngjarja ka ndodhur në banesën e tij.

Ai është nisur me urgjencë drejt spitalit, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës për shkak të plagëve të marra. Grupi hetimor ka shkruar në vendgjarje, ku vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Musaj (personi që shihni në foto) ishte baba i tre vajzave të mitura, ndërkohë që prej disa vitesh jetonte në Gjermani, dhe së fundi ishte kthyer pranë familjes për të festuar ditët e ndërrimit të viteve me familjen e tij. Mbeten të paqarta shkaqet që  e kanë shtyrë Musajn drejt këtij akti të rëndë.

”Më datë 03.01.2021, në fshatin Selimaj, në banesë shtetasi A.M., 37 vjeç, është vetë plagosur me armë gjahu, ku gjatë transportimit në spital ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje, ku vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi shkurtimisht Policianull

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *