I mbuluar në gjak, ish futbollisti i Interit arrestohet nga policia

Ish-mesfushori i Inter-it, Fredi Guarin, është kapur në kamera i mbuluar në gjak duke u larguar nga policia pas një sherri me prindërit e tij në Kolumbi. Futbollisti 34-vjeçar luan aktualisht me skuadrwn “Millonaros”.
Sipas gazetës “El Pais” në Kolumbi, familja e Guarin ka thërritur policinë dhe e ka akuzuar atë se ka sulmuar babanë e tij dhe disa pjesëtarë të tjerë të familjes. Guarin raportohet se ka sulmuar babanë e tij dhe të tjerët afër tij, përveç që kishte sulmuar një oficer policie, siç u bë e njohur në orët e fundit. Në videon që madje po qarkullon në rrjetet sociale shihet i përlyer me gjak dhe dukshëm edhe jashtë kontrollit, raportohet se mund të ketë qenë i dehur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *