34 vjeçari duke qenë në burg ka aktruar se është drejtor firme, ka arritur të përfitojë 315 mijë denarë

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër 34-vjeçarit nga Shkupi i dyshuar për mashtrim.

34-vjeçari shtatë muaj nga Idrizova, ku ka vuajtur dënimin me burg, është paraqitur në telefon se është drejtor dhe ka arritur të mashtrojë shtatë persona prej të cilëve ka përfituar 315 000 denarë.

Siç ka njoftuar MPB, ai në periudhën prej 2 qershor 2019 deri në shkur 2020, përderisa ka vuajtur dënimin në burgun e Idrizovës-Shkup, nëpërmjet telefonit celularë në mënyrë të rrejshme është paraqitur si pronar ose si udhëheq i kompanive të ndryshme.

Ai ka arritur që të bind tre persona nga Tetova, dy nga Shkupi dhe një nga fshati Xhepçisht dhe Bellovishtë se kompania e tij do të bashkëpunojë me ta dhe ka arritur të merr rreth 315 000 denarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *