Sërish numër i lartë i infektimeve në vendin tonë gjatë ditës së sotme. Ministria e Shëndetësisë raporton se kanë rezultuar pozitivë me COVID 1 402 qytetarë nga 3 978 testime të kryera në total, ndërkohë kanë humbur betejën me këtë sëmundje 29 pacientë.
Ndërsa janë shëruar 761 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 107.740 që nga fillimi i epidemisë.