Gruaja shtatzënë zbulon se ka mbetur shtatzënë sërish


Rebecca Robert vetëm 39-vjeçe është një nga vetëm disa gra në të gjithë botën që mbetet shtatzënë ndërsa është shtatzënë.

Ajo ishte tre javështatzënë me djalin Noah kur zbuloi se ishte shtatëzënë sërish e kjo për shkak të një fenomeni super të rrallë të quajtur superfetacion.

Kjo ndodh kur një vezë tjetër lëshohet gjatë ovulimit, duke rezultuar në shtatzëni të suksesshme ndërsa nëna e ardhshme është tashmë shtatzënë. Rebecca lindi binjakët e saj në 17 Shtator, me Noah që peshonte 2 kg dhe Rosalie 1 kg e 100 gram. Nëna e tyre tha:

Ne ndjehemi me të vërtetë me fat, është kaq me fat që të kesh binjakë, por të kesh binjakë kaq të veçantë, është kaq e bukur, sa e mrekullueshme, ato janë një bekim.

Rebecca thotë se ishte e tronditur kur zbuloi se ajo kishte binjakë në skanimin e saj 12-javor pasi dy skanimet e saj të mëparshme treguan vetëm një nga foshnjat. Ndërsa edhe bashkëshorti i saj ishte po aq i tronditur kur mori vesh lajmin se do të bëheshin prindër të dy fëmijëve binjakë, ndërsa kanë edhe një vajzë 14-vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *