Sot pritet të mbahet seanca për regjistrimin dhe Kodin Zgjedhor

Kuvendi e filloi procedurën për shtyrjen e regjistrimit, që tani të mbahej nga 5 der më 30 shtator. Deputetët dje e votuan nevojën për miratimin e Propozim-ligjit për për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Regjistrimin e popullsisë, familjeve dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2021, me procedurë të shkurtuar.
Ndryshimet e Ligjit për regjistrim morën mbështetje në Komisionin për Çështje Evropiane, ndërsa sot paradite janë para Komisionit Ligjdhënës-Juridik. Opozita shqiptare dërgoi 200 amendamebte por ata u refuzuan.
Siç ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi gjatë ditës së djeshme, pasi të marrë raportin e Komisionit, do të caktojë seancën plenare për të dy ligjet, përfshirë edhe për Kodin Zgjedhor.

Advertisement
Advertisement

Leave a Reply