Regjistrohen 50 viktima dhe 1.320 raste të reja me Covid-19


Maqedonia e Veriut ka regjistruar rekord viktimash ditore si pasojë e komplikimeve nga Covid-19. Vendi gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 50 viktima, 19 prej tyre janë regjistruar vetëm në Shkup. Viktimat janë mes moshës 46 dhe 95 vjeçare. 46 pacientë kanë ndërtuar jetë në kushte spitalore kurse 4 në kushte shtëpiake.

Brenda 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4.174 teste të kryera janë regjistruar 1320 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 457 pacientë, transmeton Alsat.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 132.740 raste, prej të cilëve 108.197 janë shëruar, kurse 3.860 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 20.683 raste aktive me Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *