Padi penale për anëtarin e Këshillit Gjyqësor nga Tetova, Zoran Teofilovski

Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ngritur padi kundër shtatë personave për privatizim të paligjshëm të tokës në Tetovë, ku midis të pandehurve është edhe gjykatësi Zoran Teofilovski i cili është anëtar aktual i Këshillit Gjyqësor, konfirmojnë nga Prokuroria për Fokus. Akuza u lëshua më 31 dhjetor, pak para Vitit të Ri, me vetëm inicialet e të pandehurve.

Sipas aktakuzës, Teofilovski në periudhën nga 2011 dhe 2012, si kryetar i Shoqatës së Sportive të Tenisit Ljuboten Tetovë së bashku me menaxherin e Shoqatës për Aktivitete Sportive në Klubin e Tenisit Ljuboten DOO Tetovë, përmes pesë punonjësve arritën të legalizojnë një objekt që nuk ekzistonte dhe më pas ishte shitur . Ata akuzohen se i mundësuan Klubit të Tenisit Ljuboten të fitojë të drejtën e pronësisë së tokës ndërtimore me një sipërfaqe prej 4,410 m2, duke e blerë atë me një çmim prej 43 denarë për 1 m² ose gjithsej 188,307 denarë, e gjitha në dëm të fondeve të shtetit.

Të pandehurit Z.T., A.N., K.I., I.K. dhe XH.A. i kanë mundësuar personit juridik që në mënyrë të paligjshme të fitojë të drejtën e pronësisë së një ndërtese inekzistente me një sipërfaqe prej 122 m2, në mënyrë që të plotësojë kërkesat e nenit 23 të Ligjit për veprim me ndërtesat e ndërtuara në mënyrë të paligjshme dhe nenit 20 të Ligjit për privatizimin dhe qiradhënie të tokës ndërtimore në pronësi të shtetit, me të cilën përshkruhet fitimi i të drejtës së pronësisë të ndonjë objekti dhe të drejtën ekskluzive ligjore për të blerë tokë, si dhe privatizimin e saj.

I pandehuri C.N. me qëllim që personi juridik të fitojë të drejtën e pronësisë së tokës ndërtimore në pronësi të shtetit në një sipërfaqe prej 4,410 m2, në kundërshtim me nenin 14 paragrafi 3 dhe nenin 20 të Ligjit për privatizimin dhe dhënien me qira të tokës ndërtimore në pronësi të shtetit, megjithëse parcela nuk ishte përcaktuar me plan urbanistik, e as personi juridik nuk e ka shfrytëzuar tokën ndërtimore në bazë të fitimit të së drejtës së pronësisë së objektit me baze ligjore, ka bërë kërkesë për blerje të tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sa i përket kërkesës, ai ka paraqitur një Ekstrakt nga plani i përgatitur dhe nënshkruar nga i pandehuri XH.A. në të cilën janë futur informacione të pavërteta, pas së cilës i pandehuri I.R. si person zyrtar ka shkuar në vendngjarje dhe pas inspektimit, duke përdorur pozicionin dhe autoritetin e tij zyrtar, ka hedhur në procesverbal informacionin e rremë gjoja se ai ka kryer studim dhe identifikim të parcelës kadastrale dhe pasi ka inspektuar Planin Detal Urbanistik dhe Dokumentacionin e Planifikimit Urban Lokal, ka konstatuar se i përshtatet qëllimit. Bazuar në këtë, Ministria e Financave, Sektori për Procedurë Administrative, Departamenti Rajonal për Procedurën Administrative të Shkallës së Parë Tetovë, miratoi një vendim përfundimtar për privatizimin e tokës ndërtimore, thuhet nga Prokuroria.

Pikërisht një vit më parë, Prokuroria kërkoi paraburgim për Teofilovskin në këtë rast, por Këshilli Gjyqësor i hoqi imunitetin dhe nuk e aprovoi kërkesën e Prokurorisë që ti shqiptohet masa paraburgim.

Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme miratoi një Vendim për heqjen e imunitetit të anëtarit të Këshillit për arsye që kundër tij po proceduohet një padi penale dhe miratoi një Vendim për mos aprovimin e kërkesës për paraburgim të anëtarit të Këshillit, të paraqitur nga gjyqtari i procedurës të Gjykatës Themelore Penale Shkup, njoftoi Këshilli Gjyqësor asokohe.

Para se të zgjidhej anëtar i Këshillit Gjyqësor, emri i Teofilovskit u bë i njohur gjatë një zënke me një kolegun e tij të cilin ai e kishte sharë dhe ofenduar në varrezat e Tetovës sepse kishte hedhur poshtë padinë e tij kundër një personi privat. Teofilovski është dhëndri i motrës së ish-presidentit të Këshillit Gjyqësor, Aleksandra Zafirovska, zëri i së cilës u dëgjua në “bombat” e njoftuara nga opozita, dhe u gjet në një raport të posaçëm të PSP. Në raport thuhej se Zafirovska kishte hapur derën e ndikimit politik dhe i kishte mundësuar partisë së atëhershme në pushtet VMRO-DPMNE për të kontrolluar plotësisht institucionet e gjyqësorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *