Qeveria e Kosovës dërgon në Kuvend propozimet për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet

Është votuar në Qeveri Projektligji për ndryshimet në ligjin për Zgjedhje.

Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se ky projektligj është inicuar edhe në legjislaturat e kaluara dhe se mundëson votimin e diasporës në ambasada dhe konsullata duke ua ofruar mundësinë për votim më të lehtë.null

Pas kësaj Qeveria dërgon në Kuvend propozimet për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka vlerësuar nismën për ndryshimin e Ligjit të zgjedhjeve si “shantazh” nga LVV-ja.

“LDK e vlerëson të ngutshëm dhe shantazhues veprimin e sotëm për ta sjellë në votim pa një dakordim paraprak, pa në diskutim adekuat dhe pa një debat të gjerë, njërin ndër ligjet më të rëndësishme në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

Kundër ndryshimit të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme është shprehur edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se ata do ta kundështojnë të njëjtin edhe gjatë senacës.

“Vetëm në sisteme totalitare, në sisteme ku ka deficite serioze të demokracisë, nxirret për amendamentin dhe ndryshim një ligj i cili rregullon të drejtën themelore për të qenë të zgjedhur dhe për të zgjedhur. Është e papranueshme për ne që në rrethana ku ky ligj nuk është absolutisht prioritet, të ballafaqohet kuvendi dhe partitë politike me një ndryshim të tillë”, tha Tahiri.

Po ashtu nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja, Bedri Hamza, tha se partia e tij nuk pajtohet që kjo çështje kaq e rëndësishme të trajtohet në këtë mënyrë dhe urgjencë.

“Ne e kuptojmë rëndësinë e reformës zgjedhore. Ka nevojë për përmirësime në këtë fushë, por ne e dhamë mendimin që nuk pajtohemi që kjo çështje kaq e rëndësishme të trajtohet në këtë mënyrë dhe urgjencë”, u shpreh ai./Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *