PDK nuk pajtohet me ndryshimin e shpejt të Ligjit për zgjedhjet, dalin nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja, Bedri Hamza tha se kanë marrë ftesë për të marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për të diskutuar për ligjin për zgjedhjet.

Ai u shpreh se nuk e kanë parë të nevojshme që të vazhdojnë të jenë pjesë e mbledhjes së kryesisë, pasi konsiderojnë që kjo nuk është gjë që duhet të trajtohet me urgjencë.

“U trajtua propozimi për një pikë të rendit të ditës, ligji për zgjedhjet. Ne paradite patëm një seancë ku shumë deputetë i ngritën çështjet që janë me urgjencë, siç është trajtimit me pandeminë, gjendja me ekonominë”, tha Hamza para medieve.

“Ne e kuptojmë rëndësinë e reformës zgjedhore. Ka nevojë për përmirësime në këtë fushë, por ne e dhamë mendimin që nuk pajtohemi që kjo çështje kaq e rëndësishme të trajtohet në këtë mënyrë dhe urgjencë”, u shpreh ai.

Ai deklaroi se pas diskutimeve, Kujtim Shala i LDK-së dhe vet Hamza dhanë mendimin që kjo çështje mund të trajtohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *