Edhe AAK kundër shqyrtimit dhe miratimit të Projektligjit për zgjedhjet

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka deklaruar se në seancën e orës 17:00 pritet që të shqyrtohet dhe të miratohet në parim Projektligji për zgjedhjet.

Advertisement

Ai tha se do ta kundërshtojnë në seancë shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit për zgjedhjet, pasi sipas tyre pozita po vepron me shumë nguti.

“Sapo u njoftuam se në mbledhjen e Kryesisë, të mbajtur vetëm me nënkryetarët, pa prezencën e shefave të grupeve parlamentare është marrë vendim që në seancën e orës 17:00, të thirret dhe të kemi përpara amandamentimin e ligjit për zgjedhje”

“Ajo që dua të them për qytetarët është që vetëm në sisteme totalitare, në sisteme ku ka deficite serioze të demokracisë, nxjerrët për amandamentim një ligj i cili rregullon të drejtën themelore për të qenë i zgjedhur”.

“Për ne është plotësisht e papranueshme që në rrethana të që nuk është aspak prioritet ballafaqohet Kuvendi dhe partitë politike me një ndryshim të tillë. Kjo e konfirmim konstatimin tonë që ndjenja e totalitarizmit, arroganca e numrave nuk ishte veç një deklarim i yni por po vërtetohet sot”, tha ai.

Edhe AAK kërkoi që Qeveria Kurti të ketë prioritet pandeminë dhe jo ligjin për zgjedhjet.

Ai tha se do te mbajnë pozicionin e tyre politik, duke mos ju nënshtruar asnjë subjekti politik./Telegrafi

Advertisement

Leave a Reply