Kryeziu i reagon Qeverisë: Loja për të kontrabanduar ndryshime të ligjit zgjedhor – tendencë e një qeverisje autoritare

Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim, ka reaguar pas nismës së Vetëvendosjes, për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Këtë veprim, Kryeziu e ka konsideruar tendencë e një qeverisjeje autoritare.

“Loja për të kontrabanduar ndryshime të ligjit zgjedhor, me ketë urgjencë, në këto momente edhe pa asnjë diskutim e imput gjithëpërfshirës, është tendencë e një qeverisje autoritare”, shprehet ai.

Kjo sipas tij, është tendencë e cila shkelë parimin ‘’sundimi i shumicës duke garantuar të drejtat e pakicës’’.

“Nisje jo e mirë e kësaj shumice për të përdor numrat si instrument të arrogancës dhe disiplinimit të pakicës”, ka shkruar Kryeziu, njofton Telegrafi.

Këtë veprim të Qeverisë e kanë kundërshtuar edhe partitë opozitare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *