2 Prill 1951 takimi Enver Hoxha- Stalin

2 Prill 1951 – Me Stalinin: Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu takohen në Moskë me Josif Stalinin për t’i raportuar mbi gjendjen në Shqipëri; mbi spastrimin e vendit nga “njerëzit që e kishin mbushur kupën”; për t’u ankuar ndaj udhëheqësive të vendeve fqinje; dhe mbi vendimin e Gjykatës së Hagës kundër Shqipërisë lidhur me incidentin e kanalit të Korfuzit. Ky do të ishte takimi i pestë dhe i fundit i Hoxhës me Stalinin. Gjatë kësaj vizite, Hoxha, Shehu, shoqëruar nga Omer Nishani (kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor), qëndruan në BRSS edhe për disa javë për këshillime nga udhëheqës të lartë si Molotov, Malenkov, Beria, Lavrenti e Bulganin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *