Një shofer kamioni nga Maqedonia e Veriut ka ndërruar jetë në Hollandë, për transportin e kufomës nevojiten thuajse 30.000 euro

Todor Gjorgjieski nga Krusheva ka vdekur të Shtunën në Hollandë, dhe transportimi i kufomës të tij për t’u varrosur në Krushevë do të kushtojë një shumë të lartë prej 36,207 dollarë (29,455 euro). Familja nuk mund ta sigurojë atë shumë dhe për atë është hapur një donacion përmes Facebook për të mbledhur fondet e nevojshme sa më shpejt të jetë e mundur.

Iniciatori i këtij donacioni është Igor Jovanov, i cili punon me transport në Suedi dhe ka ofruar vullnetarisht të ndihmojë kolegun e tij.

Mora mesazhin nga shoferët maqedonas se Toshe ka vdekur jashtë vendit dhe vendosëm të ndihmonim familjen të paktën në këtë mënyrë. Unë nuk e njoh Gjeorgjieskin personalisht, por dua të ndihmoj. “Kjo është më e pakta që mund të bëjmë,” tha Jovanov për Fokus.

Kryetari i Komunës së Krushevës, Tomë Hristoski, gjithashtu tha se komuna do të ndihmojë financiarisht për transportimin e kufomës

“Ne do të ndihmojmë edhe financiarisht, shuma nuk është përcaktuar ende, por do të dihet në ditët në vijim.”, tha Hristoski.

Gjorgjioski ka vdekur në moshën 54 vjeçare. Vitet e fundit ai ka punuar në transport në të gjithë Evropën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *