Tahiri: Albin Kurti dëshiron sistem totalitar

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, tha se kryeministri Albin Kurti po synon ta dërgojë Kosovën në zgjedhje.

Tahiri i bëri komentet në Kuvendin e Kosovës, i cili të premten mbrëma është duke diskutuar për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.

“Për Ligjin për Zgjedhje do të duhej të bëhen disa muaj debat dhe të bëhej një reformë e thellë zgjedhore. Reforma të tilla udhëhiqen nga opozita e jo nga pushteti. Me veprimin tuaj po e dërgoni vendin drejt një sistemi totalitar”, tha Tahiri.

“Jeni duke e keqpërdorur pushtetin që keni dhe ne do të përdorim çdo gjë që të mos lejojmë që vendi të shkojë drejt një sistemi totalitar”, tha Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *