Gërvalla: Nuk tërhiqemi nga Ligji për Zgjedhjet, do të votohet në procedurë të rregullt

Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se nuk do të tërhiqen nga amandamentimi i Ligjit për Zgjedhjet dhe se këtë do ta bëjnë në procedurë të rregullt meqë në atë të përshpejtuar nuk kaloi.

Ajo tha se premtimin që ia kanë bërë mërgatës do ta mbajnë dhe s’do të heqin dorë.

“Provuam ta procedojmë në procedurë të përshpejtuar mundësinë që mërgata të votojë në ambasada dhe konsullata, por sonte nuk patëm sukses. Opozita ishte shumë unike në bllokimin e kësaj mundësie. Arsyet i dinë vetëm ata. Ne nuk tërhiqemi nga ky ligj. Në fund të fundit, edhe në procedurë të rregullt do të votohet dhe atë shumë shpejt. Premtimin tonë do ta mbajmë”.

“Mërgata jonë është thesari ynë më i çmuar dhe ne asnjë herë nuk do të heqim dorë prej saj, ashtu si ajo nuk heq dorë nga Kosova”.

Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet nuk ka kaluar në procedurë të përshpejtuar.

65 deputetë votuan pro dhe 39 kundër që shqyrtimi i ndryshimeve në Ligjin për Zgjedhjet të bëhet me procedurë të përshpejtuar dhe shmangie nga afatet procedurale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *