Nusja dhe zollva që u parqitën si të humbura para Vitit të Ri janë kthyer në shtëpi

Dy gratë nga Velesi që u zhdukën nga shtëpia e tyre më 27 dhjetor dhe ishin në kërkim, janë gjetur, njoftojnë të afërmit e tyre në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për 17-vjeçaren XH.D dhe 18-vjeçaren N.F. të cilët ishin në lidhje familjare dmth. XH.D ishte e martuar me vëllaun e N.F.

Lajmin për zhdukjen e tyre më 27 dhjetor, kur ata u larguan nga shtëpia në 10 të mëngjesit dhe nuk u kthyen, u konfirmua nga SPB Veles, ku ata më pas informuan se fotografitë e vajzave të zhdukura u ishin shpërndarë zyrtarëve policor, ndërsa për rastin ishte e informuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Të afërm dhe miq të vajzave ditët e fundit kanë shpërndarë fotot e tyre nëpër rrjetet sociale, dhe i kanë bërë thirrje cilitdo që ka ndonjë informacion, të thërrasë policinë.

-Vajzat janë gjetur, faleminderit të gjithëve e shpërndatë- është postimi i fundit nga të afërmit e tyre. Nuk ka asnjë informacion zyrtar se çfarë ndodhi me nusen dhe zollvën që po i kërkonte i gjithë qyteti i Velesit, ku ishin dhe si është gjendja e tyre tani.

SPB Veles për “Fokus” tha se ata ende nuk i kanë të gjitha detajet për rastin dhe mënyrën se si ato do t’i raportojnë detajisht, por informacioni fillestar është se vajzat janë kthyer vetëm në shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *