Carovska: Mësimi online do të vazhdojë edhe në gjysmëvjetorin e dytë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska mbetet në qëndrimin se mësimi online do të vazhdojë edhe në gjysmëvjetorin e dytë të vitit mësimor. Ajo konsideron se kjo është mënyra më e sigurt, ndërsa tashmë të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit janë adaptuar me këtë sistem të mësimit.

“Komisioni për sëmundje ngjitëse para rreth një muaji mbajti mbledhje lidhur me atë nëse do të ketë ndryshime, konsiderojmë se mënyra më e sigurt është ajo në të cilën filloi viti shkollor, ashtu të vazhdojë edhe në gjysmëvjetorin e dytë, e tërë kjo me qëllim që të mbajmë kontinuitetin, ndërkaq megjithatë numri i rasteve pozitive në sistemin arsimor të mbetet në nivelin të cilin e kemi”, tha ministrja.

Sipas Carovskës, edhe mësimdhënësit edhe prindërit dhe nxënësit u adaptuan me këtë sistem të ri të mësimit dhe ai u zhvillua në vazhdimësi.

Theksoi se nëse ka ndonjë ndryshim në gjendjen epidemiologjike, Komisioni për sëmundje ngjitëse dhe Ministria e Shëndetësisë do ta shqyrtojnë këtë çështje së bashku me Ministrinë e Arsimit.
“Tani për tani, qëndrimi është se mbetemi në mënyrën e njëjtë të vazhdojë edhe gjysmëvjetori i dytë, për çka konsideroj se të gjithë u adaptuan dhe janë të kënaqur”, theksoi ministrja Carovska.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *