Mbi 12.500 tetovarë janë dënuar deri tani për mosmbajtje të maskës

Që kur është në fuqi masa për mbajtjen e maskave mbrojtëse, policia e Tetovës ka vendosur më shumë se 12.500 gjoba për mosrespektim të masës mbrojtëse kundër kovid-19. Mbajtja e maskës në fytyrë është bërë e detyrueshme që nga mesi i tetorit, për hapësira të hapura dhe mbyllura dhe më shumë se 5,500 gjoba janë shqiptuar në tre muajt e fundit. “Nga gjithsej 5,562 gjoba për mosrespektim të masës mbrojtëse, 2,130 gjoba janë shqiptuar në Tetor, 1,789 në Nëntor dhe 1,643 në Dhjetor. Këtu hyjnë të gjitha shkeljet në hapësirë të hapur, në automjete, në ndërtesa dhe të ngjashme. Që nga fillimi i masës, gjithsej 12,512 dënime janë shqiptuar për mos mbajtjen e maskës në rajonin e Tetovës. Sektori i për Punë të Brendshme Tetovë vazhdon t’u bëjë apel qytetarëve që të respektojnë plotësisht Dekretin e Qeverisë për mbajtjen e mbrojtjes personale në mënyrë që të parandalojë përhapjen e sëmundjes ngjitëse kovid-19. Ju kujtojmë se gjoba për mosmbajtjen e mbrojtjes së personit, sipas Dekretit të përmendur, është 20 euro në kundërvlerë me denarë për individët dhe 2,000 euro për personat juridikë, plus 500 euro për personin përgjegjës ”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski.

Trendi i mosrespektimit të dekretit për mbajtjen e maskës mbrojtëse vazhdon edhe në vitin e ri. Nga 1 janari deri më 3 janar deri në orën 7 të mëngjesit, janë vendosur gjithsej 72 gjoba për mos mbajtjen e maskave dhe në 24 orët e kaluara, 62 persona që kanë shkelur këtë urdhëresë janë sanksionuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *