Në Shkup gjenden të vdekur nëna dhe i biri i saj

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se mbrëmë në orën 20:26 në SPB Shkup është raportuar se një grua e moshës 91 vjeçare dhe biri i saj 57 vjeçarë  u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në rrugën “Prizrenska” në Komunën e Butelit.

Advertisement

“Mbrëmë në ora 20:26 në SPB Shkup u raportuarse 91 vjeçarja  L.B dhe djali i saj 57 vjeçari M.B janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre.  Vdekja është konstatuar nga Mjeku i Ndihmës së Shpejtë pa shenja dhune, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik trupat e të vdekurve janë çuar për autopsi”, thuhet në kumtesën e MPB-së. 

Advertisement

Leave a Reply