Vaksina e Oxfordit u aprovua, 10 arsyet pse duhet të vaksinoheni

Ashtu si vaksina Pfizer-BioNTech që u aprovua për përdorim në shumë shtete, edhe vaksina Oxford-AstraZeneca COVID-19 është autorizuar për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar, që do të thotë se miliona doza të tjera vaksine tani mund të shpërndahen në vend. 

Kjo do të përshpejtojë progresin drejt arritjes së imunitetit të përhapur ndaj koronavirusit. Sidoqoftë, që nga fillimi i pandemisë dhe veçanërisht që kur filluan të zhvillohen vaksinat për COVID-19, shumë njerëz kanë shprehur shqetësime në lidhje me sigurinë dhe efektivitetin e tyre.

Nëse jeni ndër ata që ndjehen hezitues apo skeptik për të marrë vaksinën ndaj COVID-19, ose nëse po pyesni pse vaksinat konsiderohen si një nga arritjet më të mëdha të njerëzimit, këtu janë 10 arsyet pse duhet të konsideroni të vaksinoheni.

  1. Sepse vaksinat shpëtojnë jetë
  2. Për të mbrojtur shëndetin tuaj
  3. Vaksinat mbrojnë dhe mbështetin shërbimet shëndetësore
  4. T’i mbroni individët më të prekshëm nga Covid-19
  5. Sepse vaksinat janë testuar në mënyrë rigoroze
  6. Për të kursyer kohë dhe para
  7. Të mund të udhëtoni lirshëm dhe të sigurtë
  8. Të kufizoni rezistencën ndaj ilaçeve
  9. T’i mbroni gjeneratat e ardhshme
  10. Të ndaloni përhapjen e lajmeve të rreme

Duke ndjekur udhëzime të bazuara në prova nga shkencëtarët dhe mjekët, ju jo vetëm që mbroni veten dhe të dashurit tuaj nga sëmundjet infektive, por gjithashtu jepni një shembull që ndihmon në luftën kundër përhapjes së keqinformimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *