Tiranë: Nga sot kafenetë dhe restoranet do të punojnë deri ora 22:00

Tiranë: Duke filluar nga e marta, në vend rikthehen rregullat që ishin në fuqi para datës 24 dhjetor. Konkretisht fasha e orarit të lëvizjes zgjerohet deri në orën 22:00.

“Prej datës 5 Janar kufizimi i lëvizjes rikthehet në orën 22:00, sipas specifikave që tashmë të gjithë i njohim.

– Po ashtu, kemi marrë vendim: kufizimin e aktivitetit të bareve dhe restoranteve, fast food, lokale, që ofrojnë shërbim për klientët nga ora 20:30 deri në orën 06:00, duke filluar nga data 24 Dhjetor deri në datën 4 Janar, duke përjashtuar shërbimin në banesë, pra atë delivery. Prej datës 5 Janar kufizimi i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve rikthehet në orën 22:00”, u tha në deklaratën e 21 dhjetorit.

Karantina do të vijojë për qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve prej orës 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Nga ky rregull përjashtohen personat që iu duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, pune apo edhe nevoja të tjera të domosdoshme, duke u pajisur me një leje në portalin e-Albania.

Nga e marta, po ashtu fillon edhe mësimi online për universitetet, ndërsa për sistemin parauniversitar mësimi pritet të fillojë më 11 janar me program alternativë, fizike dhe në distancë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *