Arrestohet një 32-vjeçar nga Zudnja e Gostivarit, policia i gjeti marihuanë

Një 32-vjeçar, banor i Zdunjes, Gostivar, është privuar nga liria për shkak se është gjetur marihuanë në shtëpinë e tij. Pas ngritjes së padisë, gjykatësi në procedurë paraprake urdhëroi 30 ditë paraburgim.

SPB Tetovë informon se zyrtarët policor të stacionit në Gostivar dje rreth orës 10 e 15 minuta kanë privuar nga liria M.N (32) nga Zdunje e Gostivarit për shkak të dyshimit për “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve ”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij më 2 janar të këtij viti gjet marihuanë. Ai u mbajt në Stacionin Policor Gostivar dhe me padi të duhur ai u soll sot para gjykatësit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Gostivar, i cili vendosi masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Gjatë ditës së djeshme, ai u dërgua në IEVP “Shkup”në Shkup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *