Pa maska dhe pa distancë u festua ditëlindja e Ali Ahmetit

Ministrat dhe zyrtarët e lartë të BDI-së dje festuan ditëlindjen e liderit të partisë, Ali Ahmetit në dhomën e takimeve në ndërtesën e re të Ministrisë së Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve me Komunitetin e udhëhequr nga Artan Grubi. Fotoja është publikuar nga Ministri i Punëve Jashtme, Bujar Osmani.

Në foto shihen zyrtarë të BDI-së të ulur afër njëri-tjetrit, pa distancë dhe pa maskë mbrojtëse. Pas reagimeve të shumta nga, Osmani hoqi foton nga rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *