Zaev: Në janar mund të vijnë 200.000 vaksina nga Kina

Kryeministri i vendit Zoran Zaev sonte në televisionin “Sitell” tha se ka paralajmërime, se nga Kina mund të vijnë 200.000 vaksina në janar, përcjell SHENJA.

“Ne kemi paralajmërime edhe me Kinën për 200.000 vaksina. Ata thonë në janar, mirëpo ende nuk e dimë. Do të shohim si janë kushtet.

Kina ka pesë vaksina që i ka kaluar fazat dhe tashmë po shpërndahen jashtë Kinës dhe janë të vërtetuara nga OBSH. Për ne është e rëndësishme që sa më shpejt të arrijnë vaksinat, pasi në këtë mënyrë do të ulet presioni”, tha Zaev.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *