Është arrestuar banori i Vevçanit i cili do t’i therrte dhe varte në litar Zaevin dhe Pendarovskin

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një person nga Vevçani i cili postoi një video në rrjetet sociale në të cilën ai kërcënonte me vdekje Kryeministrin Zoran Zaev dhe Presidentin Stevo Pendarovski.

“Për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë” dhe “përhapje e materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik”, më 04.01.2020 zyrtarët e policisë nga Departamenti i Policisë Strugë arrestuan G.P (45) nga Vevçani. Ai publikoi një video me përmbajtje kërcënuese në profilin e tij në Facebook, si dhe në disa portale elektronike, duke promovuar dhe nxitur urrejtje, diskriminim dhe dhunë ndaj të tjerëve.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, dhe bazuar në një urdhër nga një gjyqtar i procedurës paraprake, u gjetën dhe konfiskuan një kompjuter llap-top dhe sende të tjera në lidhje me krimin. Pasi të dokumentohet cështja plotësisht, një do të ngrihet padi adekuate kundër tij”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *