“Jo SHBA-ja”, Kurtin e rrëzuan këta tre politikanë – ky ishte skenari ogurzi i kryepersonazhit të arrestuar nga Specialja

Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki imeri, ka thënë se refrenin “Amerika e rrëzoi Albin Kurtin”, është një “shpikje” e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Isa Mustafës.

Advertisement

Familja Imeri, në një postim në Facebook, ka thënë se Thaçi, Mustafa dhe Veseli rrëzuan qeverinë Kurti, për shkak të etjes “barbare” për pushtet, përcjell Bota sot.

Sipas tyre, Kurti nuk është kundër SHBA-së, por kundërshtarët e tij e politik ia japin ato atribut.

Familja Imeri ka thënë se këta politikanë janë të rënduar nga “pesha e krimeve”, por SHBA-ja nuk e “han gjellën” e tyre. Andaj, sipas tyre, Gjykata Speciale arrestoi Thaçin dhe Veselin.

Postimi i familjes Imeri në Facebook:

Kundërshtarët e Albin Kurtit ushqehen në baza ditore me refrenin: “Atë e rrëzoi Amerika”!

Kjo është një shpikje e Thaçit – Mustafës -Veselit sa për ta fshehur vetveten në prapavijë të këtij skenari, që demonizoi rregullat e demokracisë, theu vendimin e sovranit dhe goditën ish-Qeverinë Kurti.

Kjo narrativë u shkoi përshtati atyre që kishin etjen barbare për pushtet, rrëzuan qeverinë legjitime të cilën e kishte votuar sovrani.

Albin Kurti nuk është kundër SHBA-së, por kundërshtarët e tij e politik ia japin ato atribut.

Personazhet e klikës së vjetër kriminale janë njerëz të zhytur në krime te të gjitha llojeve. Këtë e dimë të gjithë. Po dokumentojnë shumë mekanizma të drejtësisë si vendorë dhe ndërkombëtarë, janë lehtë të shantazhuar dhe krekosen si pro-amerikan.

Personazhet e mjera vardisen si të afërt me Amerikën sa për t’i hedhë hi syve SHBA-së dhe popullit të Kosovës, por këto kopalla nuk i hanë me as kalamajt…!

Janë të detyruar të bëjnë këtë nga pesha e krimeve që u rëndojnë mbi supe për më shumë se dy dekada.

Por, këtë gjellë nuk e han SHBA-ja. Po ta hante gjellën e Hashës, Veselit dhe Rambos nuk do të ekzistonte Gjykata Speciale, nuk do te arrestohej as kryepersonazhi i shpifjeve dhe gënjeshtrave dhe të gjitha skenarëve ogurzeza.

Ja pra kush e rrëzoi qeverinë legjitime Kurti:

/Bota Sot/

Advertisement

Leave a Reply