Qeveria “i bleu” ndërtesë prej 14 milion eurosh Ali Ahmetit për ditëlindje

Hapjen solemne e ndërtesës së re në të cilën u zhvendos Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhëniet ndërmjet Bashkësive e shfrytëzoi Zëvendës Kryeministri i Parë Artan Grubi me të gjithë zyrtarët e qeverisë nga rradhët e BDI-së për të organizuar një festë ditëlindjeje për udhëheqësin e partisë Ali Ahmeti.

Qeveria e bleu këtë ndërtesë me vlerë 14 milion euro, e cila u ndërtua nga Kompania e Përbashkët për Menaxhimin e Banesave dhe Ndërmarrjeve ndërsa dje ministria e drejtuar nga Grubi filloi punën e saj atje.

“Shtëpia jonë e re” shkruajti Grubi, duke postuar foto të ndërtesës dhe pjesës së brendshme të ndërtesës, ndërsa për foton e “ditëlindjes” publiku reagoi me kritika ndaj BDI-së se askush nuk mbante maskë, distancë dhe se nuk ka asnjë grua të vetme në tryezë, shkruan Faktor.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *