Largohet garazhi në Falisht që pengonte lëvizjen e lirë të banorëve të Strimnicës

Foto e garazhit pas prishjes dhe largimit nga rruga ( Foto 8.04.2021)

Pas raportimit të Gazeta Popullit, ditën e djeshme është larguar garazhi që ishte vendosur në rrugën kryesore Tetovë-Strimnicë, më konkretisht në dalje të fshatit Falisht për në Strimnicë. Kjo pengesë ishte vendosur në rrugën kryesore nga një banor maqedonas i këtij fshati.

Garazhi i ndërtuar pa leje në rrugë (Foto 4.04.2021)

Pikërisht në vendin e këtij ndërtimi pa leje rruga është e gjërë 11 metër dhe kjo vërtetohet lehtë nëse shiqojmë në Kadastrën e Maqedonisë së Veriut.

Reagimet ishin të shumta, kryesisht nga Strimnicasit, të cilëve u pamundësoheshte kalimi i lirshëm nga ky ndërtim pa leje.

Këtu e gjeni reagimin e Gazetës Populli në lidhje me këtë çështje.

Edhe pse në tërë Falishtin rruga është e gjërë mbi 10 metra, sipas banorëve të Strimnicës, përkundër rrugës totalisht të shkatërruar, ata tani po hasin edhe në pengesa dhe probleme tjera që i shkaktojnë banorët e Falishtit. Nëpër të gjithë fshatin, në rrugën kryesore, janë vendosur gurëz të mëdhenj, drunj, vazo me lule, vetura të parkuara në rrugë vetëm e vetëm të pengohet kalimi i lirshëm i Strimnicasve, shkruan Gazeta Populli.

Një falemenderim i veçantë shkon për Kryesinë e Bashkësisë Lokale të fshatit Strimnicë si dhe për zyrtarët e SPB Tetovë për bashkëpunimin dhe të cilët menjëherë reaguan duke marrë masa konkrete duke zgjidhur problemin./GazetaPopulli.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *