Ardhja e mërgimtarëve për festat e fundvitit u ndje dukshëm në ekonominë e vendit

Ministri i financave Fatmir Besimi gjatë presskonferencës së sotme tha se ka një përmirësim të dukshëm në anën e të ardhurave të buxhetit në dhjetor kur mbledhja e taksave dhe kontributeve arriti në 18 miliardë denarë, që është 4.3% më shumë se në dhjetor të vitit të kaluar.

Në dhjetor, të ardhurat nga taksat, ku TVSH-ja, tatimi mbi fitimin dhe tatimi mbi të ardhurat personale kishin pjesën më të madhe, arritën në 10.9 miliardë denarë, ose 2 përqind më shumë se vitin e kaluar, kur 10.7 miliardë denarë ranë mbi këtë bazë.

Sa i përket realizimit të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, mund të deklaroj me kënaqësi se realizimi i të hyrave është përgjithësisht brenda pritjeve, madje mund të themi mbi pritjet, dhe shpenzimet janë realizuar rregullisht dhe në kohë. Të ardhurat totale në vitin 2020 janë realizuar në vlerë prej 189.8 miliardë denarë, që është 96.7% e të ardhurave të parashikuara për vitin 2020. Taksat dhe kontributet kanë arritur 99.5 përqind të asaj që ishte planifikuar për tërë vitin, gjë që tregon një planifikim të shkëlqyeshëm në kushtet e paparashikueshmërisë. Në vitin 2019, taksat dhe kontributet arritën 97.2 përqind të asaj që ishte planifikuar. – theksoi Besimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *