Arrestohet një 62-vjeçar nga Dobroshti i Tetovës

Më 05.01.2021 në orën 14:50 në fshatin Dobrosht të Tetovës, zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Tearcë, bazuar në një urdhër gjykate, arrestuan A.A (62) nga fshati Dobrosht, i cili kërkohej me fletarrest për vuajtje të një dënimi me burg prej një viti për veprën penale “parandalimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” nga neni 382 paragrafi 2 i Kodit Penal. Personi do të dërgohet në IEVP (burgun) Tetovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *