Qytetarë të papërgjegjshëm e kanë demoluar pistën e skijimit në Ponikva

Koçan/ Qytetarë të papërgjegjshëm me makina mbrëmë derisa ka rënë borë, “kanë lëvruar” plotësisht pistën e skijimit në qendrën dimërore Ponikva afër Koçanit. Janë bërë dëmtime të mëdha, veçanërisht pasi pista ishte gati për borën e parë këtë vit dhe për skiatorët e parë. Përkundër faktit që pista e skive është e rrethuar, shoferët kanë arritëur të lëvizin gardhin, të ngjiten dhe të lënë gjurmë të thella në pjesën që shfrytëzohet për skijim.

Advertisement

Koncesioneri, kompania “Eurokom”, ndërhyri duke rrafshuar manualisht gjurmët e lëna nga veturat dhe sollën dëborë nga vendet e tjera, në mënyrë që ta bënte të mundur skijimin. Në mëngjes pista ishte plotësisht funksionale.

Pista është përsëri e rrethuar dhe e siguruar për sportet e dëborës./Meta.mk

Advertisement

Leave a Reply