Artan Grubi fton institucionet të shqiptojnë dënime për foton pa maska: Marrim përgjegjësi të plotë

Jemi të gatshëm t’i mbajmë pasojat dhe t’i respektojmë vendimet. Ne u bëjmë thirrje institucioneve kompetente të marrin masa dhe ne do t’i respektojmë si çdo qytetar tjetër, tha Zëvendës Kryeministri i Parë Grubi në një deklaratë për emisionin “360 shkallë”

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Sisteme Politike dhe Marrëdhënieve ndërmjet bashkësive Artan Grubi, në një prononcim për “360 shkallë”, tha se së bashku me zyrtarët dhe udhëheqjen e BDI-së ata marrin përgjegjësinë e plotë dhe u bëjnë thirrje institucioneve t’i dënojnë për fotografinë pa maska të bërë në ambientet e reja të ministrisë së tij.

“Reagimet e publikut ndaj fotografisë pa maska janë të justifikuara, mendoj se kemi bërë një gabim për një moment dhe me publikimin e saj ajo dërgon një mesazh të gabuar në kurriz të nevojës për mbrojtje personale. Përveç kujdesit personal dhe familjar, së bashku me shëndetin publik, ne jemi të angazhuar që si përfaqësues të zgjedhur të jemi shembull dhe të udhëheqim me vepra në gjithçka që bëjmë. Më vjen keq që në këtë rast nuk ishim në atë lartësinë e angazhimit tonë. Kjo është arsyeja pse ne marrim përgjegjësi të plotë, jemi të gatshëm të mbajmë pasojat dhe të respektojmë vendimet. “Ne u bëjmë thirrje institucioneve kompetente të vendosin masa që ne do t’i respektojmë si çdo qytetar”, tha Grubi për “360 shkallë”

Fotoja ishtë bërë dy ditë më parë, kur ministria që udhëhiqet nga Artan Grubi po zhvendosej në zyrat e reja. Kreu i BDI-së Ali Ahmeti gjithashtu festoi ditëlindjen e tij të 62-të atë ditë dhe anëtarët e partisë e përdorën praninë e tij për ta befasuar atë. Fotoja e zyrtarëve të BDI-së të ulur pa maska dhe pa distancë u postua për herë të parë në Facebook nga Ministri i Jashtëm Bujar Osmani. Përveç të përmendurve Ahmeti, Grubi dhe Osmani, mund të shihen edhe Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, si dhe Ministrat Fatmir Besimi dhe Naser Nuredini, deputeti Arber Ademi dhe të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *