Sulemani apel për turistët që të kenë kujdes më të madh në Kodrën e Diellit

Hamdi Sulemani qytetar nga Tetova, aktivist dhe udhëheqës i iniciativës “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” në një shkrim të tij në Facebook ka bërë apel për kujdes më të madh gjatë vizitës së qendrës turistike Kodra e Diellit, për shkak se çdo gjë duket e bllokuar së funksionuari dhe se siguria çdo ditë po bie. Ky është shkrimi i tij:

Advertisement

“KJO QË NDODH NË KODRËN E DIELLIT, është nji pasqyre e veretet se në çfar shteti jetojmë, çfarë kualiteti jetësorë kemi dhe çfar sistem i dështuar institucional po na udhëheq.

LUTEN TURISTËT TË JENË TË KUJDESSHËM!
………………………………
Në çdo vend të botës pas çdo anarhije ku totalisht bllokohet funksionuari nji aset turistik,do të kishte PËRGJEGJËSI PENALE DHE MORALE.

*Kolonat e veturave për ngjitje ishin mbi 4Km dhe me kohëzgjatje prej 2 orësh,
**Rradhët për blerje të ski kartelave priten më shumë se 1 orë,
***Vend ku harxhohen biletat për vizitorë, dhe nuk ka zëvendësim të tyre,
****Vend ku në rast nevoje nëse duhet intervenuar AMBULANTA DHE ZJARFIKSI, nuk kan qasje deri tek pika e Nevojës,
*****Vend ku edukata e njerezve në pritjen e rendit tek ski ashensorët më е keqe se kurë do herë
******Ku kolona për të kthyer në Tetovë është e gjatë afro 10km.
*Teleferiku me dy ulëse Ceripashinë ka tejkaluar çdo masë të sigurisë, i njejti ballafaqohet me defekte serioze.
**Teleferik me vlerë prej 10 MLN euro është i ngujuar dhe jashtë funksioni.

Të nderuara INSTITUCIONE uluni nji herë e përgjithmonë ta zgjedhni këtë problem.
Mbi 10000 vizitorë po mbesin të ngujuar në qendrën turistike pasi që çdo akses është i bllokuar.

Komuna e Tetovës / Општина Тетово Teuta Arifi,
Oliver Spasovski Министерство за внатрешни работи
Ски-центар Попова Шапка/Kodra e Diellit Qendra për skijim/Ski Popova Shapka i ELEM TURS
Ministerstvo Za Ekonomija Kreshnik Bekteshi
Влада на Република Северна Македонија Zoran Zaev Зоран Заев
Agencija Za Mladi I Sport
SkiMacedonia”

Advertisement

Leave a Reply