Pacolli numëroi arsyet se pse do të marrë pjesë në zgjedhje

Presidenti i AKR’së Behgjet Pacolli thotë se do të jenë pjesë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Për këtë, i ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në T7 ka numëruar arsyet.

“Situata e krijuar në Kosovë mua më ja bërë që të jem këtu prezent. Jo për përfitime personale. Secili le ta di këtë. Unë më mirë do ta kisha me familje”, thotë Pacolli.

“Është shumë e vështirë. Ke të bësh me njerëz që e kanë gojën plot patriotizëm por që trategjitë e qytetarëve të Kosovës i kthejnë në kauza politike”, tha ai.

“Unë ju them se këta njerëz të cilët tentojnë që në mënyrat e veta ta marrin Kosovën nën kontroll, këta njerëz nuk do t’i shërbejnë vendit”, theksoi Pacolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *