Grubi u bëri thirrje institucioneve të vendosin gjoba për fotografinë pa maska

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, në një prononcim për emisionin “360 Gradë”, tha se së bashku me zyrtarët dhe udhëheqjen e BDI-së marrin përgjegjësinë e plotë dhe u bëjnë thirrje institucioneve t’i dënojnë për fotografinë pa maska në ambientet e reja të ministrisë që drejton.

“Reagimet e publikut ndaj fotos pa maska janë të justifikuara dhe mendoj se kemi bërë një gabim për një moment dhe duke e publikuar dërgohet një mesazh i gabuar në kurriz të nevojës për mbrojtje personale dhe familjare, së bashku me shëndetin publik, ne angazhohemi si përfaqësues të zgjedhur për të qenë një shembull dhe për të udhëhequr me vepra në gjithçka që bëjmë. Më vjen keq që në këtë rast nuk ishim në kulmin e angazhimit tonë. Kjo është arsyeja pse ne marrim përgjegjësi të plotë, jemi të gatshëm të mbajmë pasojat dhe të respektojmë vendimet. Ne u bëjmë thirrje institucioneve kompetente të vendosin masa që ne do t’i respektojmë si çdo qytetarë, deklaroi Grubi. 

Fotoja pa maska e përfaqësuesve të lartë të BDI-së është bërë dy ditë më parë, kur ministria po zhvendosej në zyrat e reja. Në këtë ditë poashtu në këto ambiente u festua ditëlindja e Ali Ahmetit.(INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *