Vrau dy motrat me kallashnikov, Përparim Ademi tenton vetëvrasjen në paraburgim

Tenton vetëvrasjen në ambjentet e paraburgimit Përparim Ademi, autor i vrasjes së dy motrave, ngjarje e ndodhur, më 31 janar, në Tiranë.

59-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit.

Më 31 dhjetor, në zonën e Astirit në Tiranë, Përparim Ademi vrau me 26 plumba kallashnikovi dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi.

Ademi ishte një personazh që bënte një jetë midis Tiranës dhe Maqedonisë së Veriut, ku në këtë shtet ishte martuar dhe kohët e fundit ishte divorcuar, duke krijuar një raport intim me Zhaneta Metanin, në Tiranë.

Sipas grupit hetimor që po merret me çështjen në fjalë, ngjarja ka të bëjë me motivin e xhelozisë, pasi Zhaneta Metani, kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes me Përparim Ademin, gjë që ka sjell dyshimet e këtij të fundit për një lidhje tjetër që e dashura e tij mund të kishte krijuar njofton IndeksOnline.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *