Erdogan: Do të ndërtojmë spital në Shqipëri për 3 muaj, dhuratë nga Turqia

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot gjatë konferencës për shtyp nga Turqia, se presidenti Erdogan, ka premtuar se do të ndërtojë spitalin rajonal të Fierit brenda 3 muajve. Deri më 7 prill tha Rama, shqiptarët do të jenë duke mbajtur shënim ditët, nëse do të mbash premtimin. Gjatë konferencës në këtë moment, pati të qeshura dhe batuta.

“Jam i lumtur që spitali rajonal i Fierit do jetë realitet. Bastet në Turqi dhe Shqipëri janë të ndaluara me ligj, nuk mund të vinim bast, por basti i presidenti që të jetë gati për 3 muaj është një bast shumë i fortë. Unë do e kisha humbur me qejf këtë rast “, tha Rama. Ndërsa presidenti turk, iu përgjigj duke thënë:

“Mos të ketë merak, në Stamboll kemi ndërtuar 2 spitale me nga 1008 dhoma brenda pak kohe, duke qenë se do jetë më pak dhoma është një grimcë për ne. Përjashto që do i pajisim edhe me aspektin teknik. Dhe në spitalet tona ka nga 18 salla operacioni, këtu mund të jetë më i ulët dhe nuk do kemi vështirësi dhe mjekësia jonë do të dërgojë edhe mjekë që të trajtojë stafin shqiptar që do punojë në Fier. Brenda një kohe të shkurtër spitali do ofrojë shërbimin”, tha Erdogan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *