Kosovë, me 14 shkurt do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës njëherë edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë caktuar për me 14 shkurt të vitit 2021.

Advertisement

“Duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Nr. KO-95/20, si dhe pas diskutimit me partitë parlamentare dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kam marrë vendim të shpallë zgjedhjet dhe të caktojë 14 shkurtin 2021 datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme. Më këtë vendim KQZ-ja është udhëzuar t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës.Uroj që nëpërmjet këtij procesi zgjedhor, qytetarët e Kosovës të kontribuojnë për avansimin e mëtejmë të demokracisë në vendin tonë.”, shkruan Osmani.

Advertisement

Leave a Reply