Kongresi e konfirmoi Xho Bajdenin për President të ri të SHBA-ve

Foto/Reuters: Majk Pens dhe Nansi Pelosi shpallin Bajden për president

Kongresi ka konfirmuar Joe Biden si presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara pasi të gjitha ankimimet e Republikanëve ndaj rezultateve të zgjedhjeve u refuzuan. Kjo erdhi vetëm 12 orë pasi një turmë mbështetësish të Donald Trumpit sulmoi Kapitolin në një përpjekje për të parandaluar këtë proces zyrtar në një seancë të përbashkët të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve.

Në të njëjtën kohë, u konfirmua që Kamala Harris do të jetë Nënkryetarja e re.

Kongresistët rinisën punën e tyre më shumë se gjashtë orë pasi u evakuuan nga salla pas shpërthimit të dhunës, në të cilën katër njerëz mbetën të vrarë. Mbështetësit e Trump sulmuan Kapitolin pasi e dëgjuan fjalimin e tij në një park pranë Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Donald Trump, i cili për muaj të tërë ka ushqyer mbështetësit e tij me deklarata të rreme se fitorja e tij në zgjedhje ishte vjedhur dhe i cili refuzoi të dënojë protestat e dhunshme gjatë ditës së djeshme, tha në një deklaratë disa minuta pas konfirmimit të fitores së Biden se ai do të respekton rezultatet e zgjedhjeve dhe se do të ketë një tranzicion paqësor të pushtetit në 20 janar.

Sulmi ndaj Kongresit është i pashembullt në historinë moderne amerikane, ndërsa sulmuesit që hynë në Kongres në emër të Presidentit Trumpit, vandalizuan zyrën e Kryetarit Nancy Pelosi, duke thyen xhama, vodhën vepra arti dhe për kohë të shkurtër morën kontrollin e Sallës së Senatit, ku u fotografuan me grushte të ngritura në vendin ku Nënpresidenti Pence konfirmoi fitoren e Biden.

Biden do të inaugurohet si presidenti i ri më 20 janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *