4 të vdekur pas sulmit në Kongres, 53 të arrestuar

Policia e Uashingtonit njoftoi se katër njerëz u vranë gjatë sulmit në Kongres nga mbështetësit e Donald Trump dje.

Deri më tani, 53 persona janë arrestuar, 47 prej tyre për shkelje të shtetrrethimit, i cili u soll dje në Uashington dhe zgjati nga ora 18 deri ora 6.

Nënpresidenti i SH.B.A. Mike Pence dënoi dhunën në Twitter:

“Unë dënoj ashpër dhunën e ndodhur dje dhe ne piëllohemi për humbjen e jetëve, si dhe plagosjet e atyre që mbrojtën Kapitolin. Protesta paqësore është e drejta e çdo amerikani, por ne nuk do ta tolerojmë këtë sulm. Ata që morën pjesë do të sanksionohen ashpër në përputhje me ligjin”, tha Pence.

Protesta më të vogla nga mbështetësit e Trumpit u zhvilluan mbrëmë në një numër qytetesh të SHBA, duke përfshirë Salem, Oregon, Atalanta dhe Denver.

Katërmbëdhjetë zyrtarë policie u plagosën gjatë trazirave, dy prej të cilëve u shtruan në spital. Kongresi amerikan ka rifilluar një seancë për të konfirmuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, të cilat u ndërprenë nga qindra mbështetës të Presidentit në largim Donald Trump kur ata sulmuan ndërtesën e Kapitolit, një simbol i demokracisë Amerikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *