Donald Trump pranon humbjen dhe premton: Më 20 janar do ketë një…

Presidenti në detyrë i SHBA, Donald Trump, ka pranuar për herë të parë publikisht humbjen, ndërsa ka thënë se do të lerë detyrën më 20 janar në një transferim të rregullt të pushtetit, pasi Kongresi certifikoi fitoren e Joe Biden.

Njoftimin ai e bëri nëpërmjet llogarisë në Twitter të ndihmësit të tij, Dan Scavino, pasi Twitter dhe Facebook i pezulluan llogaritë për 12 orë, pas trazirave në Kongres.

Edhe pse nuk jam plotësisht dakord me rezultati e zgjedhjeve dhe faktet e tregojnë, megjithatë do të ketë një tranzicion të rregullt më 20 janar. Unë gjithmonë kam thënë se do të vazhdonim luftën tonë për të siguruar që vetëm votat e ligjshme të numëroheshin. Ndërsa ky përfaqëson fundin e mandatit të parë më të madh në historinë presidenciale, është vetëm fillimi i luftës sonë për ta bërë Amerikën përsëri të madhe”, tha Trump.

Pas dy javësh pritet të zhvillohet ceremonia zyrtare e marrjes së pushtetit nga presidenti Joe Biden dhe zv.presidentja Kamala Harris. Kongresi amerikan u sulmua mbështetësit e Trump një ditë më parë dhe si rezultat kësaj dhune u vranë 4 shtetas amerikan dhe dhjetëra të plagosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *